Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Rama do të udhëtojë drejt Parisit, ku më pas pritet të mbërrijë në orën 13:00 në Pallatin Elysee, aty ku do të zhvillojnë diskutimet.
“Presidenti i Republikës do të presë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, të hënën, më 22 qershor 2026, në Pallatin Élysée. Ky takim zhvillohet në vijim të shkëmbimeve mes dy drejtuesve, të cilët janë takuar veçanërisht në Paris në prill 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe në maj 2025.
Presidenti i Republikës dhe Kryeministri Edi Rama do të diskutojnë mbi perspektivën europiane të Shqipërisë dhe reformat e ndërmarra në këtë kuadër. Kreu i shtetit do të rikonfirmojë mbështetjen e vazhdueshme të Francës për vijimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në respekt të kërkesave dhe parimeve mbi të cilat ai bazohet.* Perspektivën europiane të Shqipërisë.
* Reformat që Shqipëria po zbaton në kuadër të anëtarësimit në BE.
* Investimet franceze në Shqipëri.
* Projektet e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) në energji dhe mjedis.
* Mundësi bashkëpunimi në transport, infrastrukturë dhe mbrojtje.
* Drekë pune mes dy liderëve.”, njofton qeveria e Francës.