Mickoski: Bullgaria do të ashpërsojë retorikën ndaj Maqedonisë
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mickoski: Bullgaria do të ashpërsojë retorikën ndaj Maqedonisë
dfgdfg
04/05/2026 - 18:40
Linku u kopjua

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pret përmirësim të marrëdhënieve me Bullgarinë sa i përket kërkesave për ndryshime kushtetuese me qëllim që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën drejt BE-së. Për identitetin nuk negociojmë pohoi Mickoski ndërsa akuzoi opozitën se po punon në interes të Bullgarisë.

“Nuk pres fare të përmirësohet atmosfera. Përkundrazi pres që ajo të ashpërsohet sepse ende kemi struktura politike dhe shoqërore tek ne të cilët janë të gatshëm të përkulen para autoriteteve bullgare dhe të jenë indi i politikës së jashtme së Maqedonisë. Ne si Qeveri jemi të gatshëm për bisedime bilaterale dhe multilaterale që ti ballafaqojmë argumentet tona”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Kreu i socialdemokratëve Venko Filipçe edhe një herë bëri thirrje që të nënshkruhet rezoluta e përbashkët me të cilën partitë deklarohen se nuk do të negociojnë për asgjë që prekë identitetin maqedonas.

“Ne askund nuk kemi dëgjuar se Bullgaria e mohon identitetin tonë. Njeriu që nuk bëri asgjë për dy vjet, do t’i realizojë të gjitha reformat deri në fund të qershorit. A do ti bëjë pra ndryshimet kushtetuese? Me vendosjen e bullgarëve në Kushtetutë, absolutisht nuk rrezikohet asgjë. Kryeministri qëllimisht krijon armiq me qëllim të mos bëhen ndryshimet kushtetuese. Ai nuk kujdeset për maqedonasit tanë e ku më për maqedonasit në Bullgari, as që i mendon ato”, theksoi Venko Filipçe – Kryetar i LSDM-së, shkruan Alsat.mk.

Zgjedhjet e fundit në Bullgari i fitoi ish-presidenti Rumen Radev. Ai i bëri thirrje autoriteteve në Maqedoni që të respektojnë marrëveshjen e nënshkruar për fqinjësi të mirë dhe të vendosin popullin bullgar në Kushtetutë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026