TEB Sh.A. vendos gurthemelin e Qendrës së dytë të dhënave
Marketing
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
TEB Sh.A. vendos gurthemelin e Qendrës së dytë të dhënave
Photo-35
06/07/2026 - 09:44
Linku u kopjua

Prizren, Kosovë – Drejtori Menaxhues i TEB Sh.A., Cihan Yilmaz, ka vendosur gurthemelin e fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së dytë të të dhënave në Parkun e Teknologjisë së Informacionit (ITP) në Prizren. Ky projekt përfaqëson investimin më të madh të bankës në vitet e fundit, me një vlerë që tejkalon 2 milion euro me të gjitha paisjet.

Qendra e të dhënave do të ndërtohet me standardin Tier 3+ (Tier 3 i përmirësuar), e cila ofron siguri të shtuar dhe vazhdimësi të shërbimeve bankare në çdo situatë, duke garantuar që klientët e TEB Sh.A. të kenë qasje të pandërprerë në shërbimet financiare. Ky investim është dëshmi e përkushtimit të bankës ndaj stabilitetit teknologjik dhe inovacionit në sektorin bankar të Kosovës.

“Kjo Qendër është investimi ynë më i madh i viteve të fundit në Kosovë dhe dëshmi e përkushtimit tonë ndaj vendit, si dhe besimit të plotë që kemi në Republikën e Kosovës. Besojmë se kjo qendër do të jetë përkrahje e plotë e shërbimeve tona bankare dhe një shtyllë e rëndësishme për sigurinë e klientëve tanë,” tha Yilmaz gjatë ceremonisë së gurthemelit.

Ky projekt është pjesë e vizionit të TEB Sh.A. për të ndërtuar një infrastrukturë moderne, të qëndrueshme dhe të besueshme, duke kontribuar në zhvillimin e ekosistemit financiar dhe teknologjik të vendit.

TEB – Bankë për një botë në lëvizje!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026