Bastisje për kontrabandim me migrantë në Mitrovicë, arrestohet 1 person, sekuestrohet 1 pushkë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Bastisje për kontrabandim me migrantë në Mitrovicë, arrestohet 1 person, sekuestrohet 1 pushkë
Një person është arrestuar dhe një armë zjarri është konfiskuar gjatë një aksioni të realizuar nga policia, të enjten, në tri lokacione në rajonin e Mitrovicës, në kuadër të hetimeve për veprën penale "Kontrabandim me migrantë".
Sipas forcave të rendit, ky aksion u krye nga Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare, pas ekzaminimit të pajisjeve elektronike dhe analizimit të materialeve të siguruara në një rast të nisur më 23 shtator 2025 në autostradën Vërmicë-Prishtinë.
Me urdhër të gjykatës janë kryer kontrolle në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Mitrovicës. Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë me tetë fishekë, në shtëpinë e një të burgosuri.
Ai u soll nga zyrtarët korrektues për të qenë i pranishëm gjatë bastisjes dhe për t'u intervistuar, ndërsa pas përfundimit të procedurave është kthyer në Qendrën Korrektuese.
Në kuadër të të njëjtit rast, siç njofton policia, është ndaluar edhe një i dyshuar tjetër. Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet për tri vepra penale "Kontrabandim me migrantë", "Armëmbajtje pa leje" dhe "Posedim i substancave narkotike". /KosovaPress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.