Qelaj: Qytetarët po ankohen më së shumti për mungesë përgjigjesh nga administrata
Intervista
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Qelaj: Qytetarët po ankohen më së shumti për mungesë përgjigjesh nga administrata
naim-qelaj-foto
06/07/2026 - 12:09
Linku u kopjua

Mungesa e përgjigjeve nga administrata shtetërore, zvarritjet e procedurave gjyqësore, çështjet sociale e shëndetësore, si dhe problemet që lidhen me të drejtat e fëmijëve, janë ankesat kryesore të qytetarëve drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Sipas Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, nga fillimi i vitit deri më tani janë paraqitur 899 ankesa, numër ky përafërsisht i njëjtë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, me një rritje të lehtë.

Qelaj thotë për KosovaPress, se numri do të ishte më i lartë, nëse do të ishin në funksion të gjitha institucionet shtetërore.

“Nga statistikat që ka institucioni i Avokatit të Popullit, deri tash nga fillimi i vitit, janë paraqitur 899 ankesa. Që tregon që është një numër përafërsisht i njëjtë me periudhën e vitit të kaluar, pra nuk ka pasur rënie, një rritje të lehtë po jo shumë të ndjeshme. Ky numër kishte me qenë edhe më i madh nëse kishin me funksionua të gjitha institucionet, edhe parlamenti, dhe kishin me u zgjedhë institucionet e tjera. Dhe ishte rritur dinamika e punës së administratës shtetit, sepse sa më shumë punon shteti dhe administrata, aq më shumë raste paraqiten te ne, ngaqë palët ballafaqohen me kërkesat e përditshme ku ata mund të ndiejnë të trajtuar në mënyrë të pabarabartë ose që u ka cenuar të drejtat e tyre”, thotë Qelaj.

Qelaj shtoi se ankesat kryesore të qytetarëve lidhen me mungesën e përgjigjeve nga administratat në raport me kërkesat e qytetarëve.

Sipas tij, mungesa e përgjigjes nga autoritetet, po rrit numrin e rasteve gjyqësore, e cila ndër vite.

Avokati i Popullit thotë se një tjetër kategori e rëndësishme e ankesave ka të bëjë me çështjet sociale dhe shëndetësore. Ai përmend mungesën e zbatimit të ligjit për sigurime shëndetësore, mungesën e barnave në listën esenciale, si dhe pamundësinë e shumë qytetarëve për t’i përballuar kostot e trajtimit mjekësor.

Qelaj ka ngritur shqetësime edhe për gjendjen e fëmijëve, duke thënë se hetimet e institucionit kanë treguar mungesa të shumta në shërbimet që shteti është i obliguar t’ua ofrojë atyre, veçanërisht në fushën e sigurisë, shëndetit dhe mirëqenies.

Ai thotë se dhuna në shkolla është e përhapur, ndërsa mekanizmat institucionalë nuk po funksionojnë si duhet në parandalimin dhe trajtimin e këtyre rasteve. Sipas tij, shqetësuese mbetet edhe pesha e çantave shkollore dhe mungesa e shërbimeve për shëndetin mendor të fëmijëve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026