Qeveria e Serbisë financon me para nga buxheti i shtetit Shoqatën e Veteranëve të Beretave të Kuqe - një organizatë që mbledh ish-anëtarë të njësisë speciale të shpërbërë të Sigurimit Shtetëror të Serbisë.
Disa prej pjesëtarëve të kësaj njësie kanë marrë pjesë në krime lufte dhe janë dënuar për likuidimin e kundërshtarëve politikë.
Shoqata e Veteranëve të Beretave të Kuqe ka marrë fonde në të gjitha konkurset nga fusha e mbrojtjes së veteranëve, të realizuara nga Ministria e Punës që nga momenti kur në krye të saj është emëruar Millica Gjurgjeviq Stamenkovski.
Gjurgjeviq Stamenkovski është kryetare e partisë së ekstremit të djathtë “Zavetnici” dhe është bërë pjesë e pushtetit në Serbi në vitin 2024, edhe pse partia e saj nuk e ka kaluar pragun zgjedhor në zgjedhjet e asaj kohe.Përgjigje nuk dha as Shoqata e Veteranëve të Beretave të Kuqe.
“Kur e merr një njësi të tillë dhe prej saj nxjerr heronj, ndërkohë që dihet ‘rruga e saj e luftës’, njeriu duhet ta pyesë veten se çfarë vlerash promovon ky pushtet”, thotë për Radion Evropa e Lirë Filip Shvarm, kryeredaktor i së përjavshmes serbe “Vreme” dhe autor i një dokumentari për Njësinë për Operacione Speciale.
Krahu i tij i djathtë ishte Franko Simatoviq.
Njësia për Operacione Speciale, me këtë emër, mori pjesë edhe në luftën në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.
Në atë kohë, Simatoviq e emëroi Millorad Ulemekun, i njohur si Legija, komandant të saj.
Disa prej pjesëtarëve të saj janë dënuar për vrasje politike - përfshirë vrasjen e kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq, më 12 mars 2003; vrasjen e ish-presidentit të Presidencës së Serbisë, Ivan Stambolliq, në gusht të vitit 2000; vrasjen e katër zyrtarëve të Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe (SPO) në tetor 1999; si dhe tentim-vrasjen e liderit të SPO-së, Vuk Drashkoviq, në Budva në vitin 2000.
Çfarë financon Ministria?
Të dhënat publike për veprimtarinë e saj tregojnë se të ardhurat e para i ka pasur në vitin 2021, kur janë raportuar gjithsej 4.800 euro.
Shumën më të madhe të të ardhurave, shoqata e ka realizuar në vitin 2024, në vlerë prej 29.000 eurosh.Nga Ministria e Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Sociale, në vitet 2024 dhe 2025, shoqata ka përfituar nga 11.500 euro në vit - gjithsej 23.000 euro - sipas raporteve të ministrisë.
Të dhënat publike nuk tregojnë se nga cilat burime të tjera e kanë origjinën të ardhurat e saj.