Sali Berisha apel qytetarëve: Protesta ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sali Berisha apel qytetarëve: Protesta ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve
Foto Arkiv
Kreu i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të mbështesin protestën qytetare që po zhvillohet prej ditësh në Tiranë.
Në një reagim në Facebook, Berisha e ka cilësuar protestën si një moment të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.
Sipas Berishës, ai që e do vërtet Shqipërinë duhet të mendojë si të kontribuojë në suksesin e protestës që prej ditësh po trondit themelet e asaj që ai e quan 'narko-qeverisë'.
"Ai që e do vërtet Shqipërinë duhet të mendojë si të kontribuojë në suksesin e protestës që prej ditësh po trondit themelet e narko-qeverisë.
Përballë shqiptarëve qëndron një kryeministër që qeveris me mentalitetin dhe metodat e etërve të tij politikë.
Prandaj, kjo protestë ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen, pjesëmarrjen dhe solidaritetin e çdo shqiptari që beson te liria, demokracia dhe e ardhmja e vendit.", shkruan Berisha.
Sot, ka vazhduar dita e 15-të e protestës qyteare në Tiranë
Qytetarë të shumtë janë grumbulluar pasditen e kësaj të diele në Sheshin Skënderbej në Tiranë, duke shënuar protestën e 15-të radhazi kundër politikave qeveritare dhe projektit të investimit në zonën e Zvërnecit.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.