Rama - Reporterëve pa Kufij: Zëri i opozitës në media arrin në 68,2%
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rama - Reporterëve pa Kufij: Zëri i opozitës në media arrin në 68,2%
Edi Rama- kryeministri i Shqiperise- arkiv-ilustrim
26/05/2026 - 12:14
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama publikoi sot një tjetër analizë që siç tha ai, dëshmon se pjesa e zërit të opozitës në medie arrin në 68,2%, ndërsa dukshmëria e qeverisë qëndron në 31,8%.

Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se këtë herë periudha e monitorimit është më e zgjeruar dhe arrin në 120 ditë dhe mbulon 106,962 artikuj në 47 media të monitoruara.

Me këtë rast, duke iu drejtuar “Reporterëve pa kufij”  Rama solli në vëmendje analizën e bërë nga një start up shqiptar i bazuar në inteligjencën artificiale.

E, sipas tij, dukshmëria e opozitës mbetet më e lartë se vetë dukshmëria e qeverisë.

“Vështirë se ky është profili i një vendi ku kritika heshtet, zërat e opozitës margjinalizohen, apo pluralizmi mediatik është thjesht dekorativ. Përsëri, në një mjedis mediatik vërtet ‘të kapur’, asgjë nga këto nuk do të ekzistonte. Jo një peizazh ku dukshmëria e opozitës dominon edhe në media gjoja proqeveritare. Jo kritika që e tejkalon mbulimin pozitiv të qeverisë me pothuajse pesë herë. Jo zëra opozitarë që mbizotërojnë vazhdimisht në kategoritë e mediave kritike, të balancuara dhe proqeveritare njësoj”, u shpreh Rama.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026