Gazetari kroat Domagoj Margetiç ftohet nga Prokuroria për dëshmi në rastin "Sarajevo Safari"
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gazetari kroat Domagoj Margetiç ftohet nga Prokuroria për dëshmi në rastin "Sarajevo Safari"
Nerenxa 1
03/07/2026 - 20:57
Linku u kopjua

Gazetari kroat Domagoj Margetiç bëri të ditur se sapo ka marrë një thirrje nga Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës për të dëshmuar në rastin "Sarajevo Safari".

“Më lejoni t'ju kujtoj se kjo thirrje vjen vetëm pak ditë pasi prokurorët e Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës ishin të pranishëm në një takim në agjencinë e BE-së EUROJUST mbi hetimet e këtij rasti, gjë që i ngriti hetimet në nivelin e BE-së. Menjëherë pas takimit të EUROJUST mbi këtë rast, Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës më thirri për të dëshmuar. Sigurisht, do t'i përgjigjem thirrjes dhe do të sjell të gjitha provat. Dhe në rast se më ndodh diçka para dëshmisë, ju lutem pyesni klientin në zyrë. Aleksandar Vuçiç në Andrićev venac në Beograd”, shkroi në Facebook Margetiç.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026