Minuta 96
Përfundon loja. Kosova humb, nuk shkon në Amerikë. Atje “fluturon” Turqia
Edhe një minut shpresë që Kosova të barazojë ndaj Turqisë
Minuta 94Minuta 90
Albion Rrahmani futet në lojë për Kosovën. Largohet Veldrin Hoxha
Minuta 88
Minuta 86
Asllani gjuan mirë, portieri turk mbron
Një sulm potencial nga korneri shkon huq për Kosovën
Minuta 84.
Minuta 83
Yildiz mësyn portën kosovare me një sulm të shpejtë. Nuk qëllon portën, për fat të mirë të portierit MuriqRexhbeçaj e Hajdari dalin nga loja. Fidan Aliti dhe Milot Rashica futen në fushë
Minuta 72
Djali i ditëlindjes, Edon Zhegrova futet në lojë për Kosovën. Merr vendin e Mërgim Vojvodës. Tifozët entuziazmohen me futjen në fushë të sulmuesit juventin
Zeki Celik merr karton të verdhë. Ndali një sulm premtues të Fisnik Asllanit
Minuta 68.
Minuta 66-67
Minuta 63-64
Turqia me dy raste të mira kundër Kosovës, Muriq pret mjeshtërisht një gjuajtje te Yildiz
Minuta 61
Minuta 56
Asllani dhe Kosova nuk shfrytëzojnë një aksion me dy-tre mundësi të vogla për të shënuar
Ismail i Turqisë ndëshkohet me të verdhë, ndali me faull një sulm të Gallapenit
Minuta 53
Minuta 46 (pjesa e dytë)
Nis pjesa e dytë, asnjë ndryshim te dyja kombëtaret
Minuta 45
Minuta 44
Muriqit i vjen një rast i mirë për të shënuar. Nuk e zgjat këmbën mjaftueshëm. Portieri turk ia kap topin më shpejtë, në vijën e 16 metërshit
Arda Guler kryen një faul ndaj Hajrizit
Minuta 40
Minuta 37
Vojvoda e komplikon pak me top, harxhon një mundësi të mirë për të rrezikuar turqitZhegrova nis ngrohjen - a do të inkuadrohet në pjesën e parë?
Minuta 35
Asllani nuk shënon për një fije “peri”. Gjuajtja e tij qëllon traun horizontal të portës turke
Një rast tjetër për Kosovën. Asllani në zonën e rrezikshme nuk rrezikon mjaftueshëm mirë. As nuk gjuan në portë, as nuk pason të Muriqi. Portieri turk kap topin dhe “mbyt” këtë aksion të Kosovës
21:07
21:04
Gallapeni bën një ndërhyrje jetike pranë 16-shit të Muriq, referi nuk gjykon as faul.
Në “Fadil Vokrri” dhe në Prishtinë nis të bie shi. Për këtë shkak, Arda Guler bën një vetë rrëshqitje spekaktolare duke dërguar topin në qiell, nga një gjuajtje e lirë
21:00Yildiz me një rast dhuratë nga mbrojtja kosovare, për fat, nuk e qëllon fare kuadratin e portës. Portieri Muriq ishte i mposhtur, pothuajse.
20:53
Muriqi bie me shpinë në fushë. Nuk është lëndim serioz. Ngritët dhe vazhdon lojën, menjëherë
Fillon ndeshja. Kosova luan me fanella te kaltra, Turqia me të bardha
20:43
20:42
Intonohen himnet e dy kombëtare. Ndonjë fishkëllimë aty-këtu dëgjohet derisa lëshohet ai i Turqisë
Kombëtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë dalin në fushë. Brohoritma të shumta dëgjohen nga tifozët e pranishëm
20:4020:37
Atmosferë e rrallë dhe unike në “Fadil Vokrri”. 13 mijë veta me “fat” ndjekin dhe shohin “live” lojtarët e kombëtares së Kosovës dhe të Turqisë
20:33
20:25
Edhe 20 minuta deri te nisja e ndeshjes Kosovë-Turqi, që është ngjarja e katërt më e rëndësishme për historinë e Kosovës, pas çlirimit të saj dhe shpalljes së pavarësisë dhe konfirmimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të kësaj pavarësie. Nëse Kosova fiton, kualifikohet për Kampionatin Botëror të Futbollit 2026 që mbahen në Amerikë, Meksiko e Kanada, në qershor e korrik.
Lojtarët e Kombëtares së Kosovës po kryejnë stërvitjet e fundit para fillimit të ndeshjes.
20:00
19:45
Kryeministri Albin Kurti ka bërë një postim interesant, një orë para fillimit të ndeshjes Kosovë-Turqi.(Lajmi ne përditësim)