Zhegrova mund t'i bashkohet rivalit të Juventusit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zhegrova mund t'i bashkohet rivalit të Juventusit
Zhegrova
29/06/2026 - 08:39
Linku u kopjua

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi mbetet e paqartë, ndërsa në garë për shërbimet e reprezentuesit të Kosovës ka hyrë edhe Fiorentina.

Sipas raportimeve të “Football Italia”, klubi nga Firenca po shqyrton mundësinë e transferimit të 27-vjeçarit, i cili nuk ka arritur të sigurojë hapësirat e dëshiruara në sezonin e tij të parë me fanellën bardhezi.

Zhegrova iu bashkua Juventusit verën e kaluar nga Lille, por një lëndim serioz dhe konkurrenca e madhe në repartin ofensiv bënë që ai të kishte një sezon zhgënjyes, duke regjistruar vetëm 19 paraqitje në Serie A, kryesisht si zëvendësues, pa arritur të shënojë apo të asistojë.

Përveç Fiorentinës, në javët e fundit interesim për futbollistin kosovar kanë shfaqur edhe disa klube turke. Megjithatë, Fiorentina shihet si një opsion që mund t'i ofrojë Zhegrovës mundësinë për të mbetur në Serie A dhe për të rigjetur formën që e bëri një nga lojtarët më të spikatur të Kosovës dhe Lille.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026