​“Është kryer marrëveshja”: Në SportCast zbulohet skuadra e re e Fisnik Asllanit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​“Është kryer marrëveshja”: Në SportCast zbulohet skuadra e re e Fisnik Asllanit
poster 900.600
25/06/2026 - 11:45
Linku u kopjua

Fisnik Asllani pritet ta vazhdojë karrierën në Bundesligë përkundër interesaimit nga skuadra të mëdha evropiane si Barcelona, Chelsea e të tjera.

Enur Pakashtica, që ka filluar punën tashmë edhe si agjent i futbollsitëve ka zbuluar në emisionin SportCast se sulmuesi kosovar tashmë ka arritur marrëveshje me një klub gjerman dhe ai është Borussia Dortmundi.

Sipas Pakashticës, për reprezentuesin e Kombëtares së Kosovës, interesim konkret ka shprehur edhe Barcelona, por që Hoffenheim ua këkroi 50 milionë euro, shifër kjo që u konsideruar e lartë nga gjiganti spanjoll.

“Për Fisnik Asllanin kam disa informacione kështu nga brenda prej njerëzve që kam dëshira ta ndajë me ty që Fisi është duke biseduar me një klub brenda Gjermanisë dhe me sa di, tani nuk është 100 përqind e sigurt që ka nënshkruar kontratën. Marrëveshje është bërë me një klub të Gjermanisë, jo me Barcelonën, fatkeqësisht. Barcelona më duket që në momentin që është kërkuar prej menaxherit ose prej menaxhmentit të Fisit, realisht klubi ka kërkuar 50 milionë, Barcelona është tërhequr sepse i është dukur shumë dhe është dashur të shihet një klub tjetër. Tani klubi tjetër është në Gjermani, jo që i kanë paguar 50 milionë, nuk e di sa i kanë paguar ata, por që Fisi do ta ketë një të ardhme të ndritur, Uroj të ketë fat për shkak se një lëndim të çon prapa...Në Gjermani, Fisin e ke me ndërresa të verdha, po”, zbuloi Pakashtica në SportCast.

Fisnik Asllani ka një kontratë që e lidh lojtarin e kombëtares së Kosovës me Hoffenheim deri më 30 qershor 2029.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026