​Gara në Ragbi mblodhi mbi 100 fëmijë, në Lipjan
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Gara në Ragbi mblodhi mbi 100 fëmijë, në Lipjan
ragbi
09/06/2026 - 09:29
Linku u kopjua

Në kuadër të kampionatit shkollor T1 Tag Ragbi, në Lipjan u mblodhën mbi 100 fëmijë nga kategoritë U12 dhe U14 për një ditë të mbushur me sport, argëtim dhe garë.

Në këtë aktivitet morën pjesë gjashtë shkolla nga Prishtina, Lipjani, Mitrovica dhe Fushë Kosova, të cilat treguan përkushtim, frymë ekipore dhe dashuri për ragbinë.

Në garën e zhvilluar shkolla Mitrovica arriti të triumfojë në të dy kategoritë, U12 dhe U14.

Ndërkohë, Federata e Ragbit e Kosovës ka uruar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe organizatorët për kontributin e tyre në zhvillimin e sportit shkollor, si dhe shkollën nga Mitrovica për suksesin e arritur.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026