Formacionet e mundshme të përballjes Bayern Munich – Real Madrid
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Formacionet e mundshme të përballjes Bayern Munich – Real Madrid
bayern-real
15/04/2026 - 10:23
Linku u kopjua

Real Madridit i duhet një performancë e shkëlqyer kundër Bayern Mynih në “Allianz Arena” sot në mbrëmjen e 15 prillit nëse dëshiron ta mbajë gjallë ëndrrën e tyre për Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Alvaro Arbeloas u mund 2-1 në ndeshjen e parë çerekfinale në “Bernabeu”, në një përballje ritmike që pati shumë raste për të dyja ekipet.

Vizitorët përballen me një ekip të Bayernit që ka humbur vetëm një herë në shtëpi në të gjitha garat këtë sezon, një humbje 2-1 ndaj Augsburgut në janar ndërsa djemtë e Vincent Kompany kanë vendosur gjithashtu një rekord të ri golashënuesish në Bundesligë.

Ndeshja Bayern Mynih kundër Real Madridit, zhvillohet sot më 15 prill, me fillim nga ora 21:00.

Formacionet e mundshme:

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Stanisic, Upamecano, Tah, Laimer; Kimmich, Pavlovic; Olise, Gnabry, Diaz; Kane.

Real Madrid (4-4-2): Lunin; Alexander-Arnold, Militao, Rudiger, Mendy; Valverde, Bellingham, Camavinga, Guler, Mbappe, Vinicius Jr.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026