Dy superndeshje sot në Superligë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dy superndeshje sot në Superligë
superlige foto
30/04/2026 - 08:20
Linku u kopjua

Xhiro e 31 e Superligës së Kosovës në futboll do të vazhdojë sot edhe me dy ballafaqime të tjera tejet interesante.

Ballkani, skuadër që edhe më tutje nuk ka hequr dorë nga titulli i kampionit, sot do të ballafaqohet me Drenicën, skuadër e cila së fundi ka hyrë në një seri të rezultateve pozitive me tri fitore radhazi dhe po kërkon ta sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar, ndërsa Ballkani me një fitore eventuale do t’i ofrohet Dritës në pesë pikë, raporton KosovaPress.

Ndeshja tjetër do të jetë ajo ndërmjet Ferizajt dhe Dukagjinit. Skuadra nga qyteti i Ferizaj është në rrezik serioz për t’u përshëndetur me Suprligën, por edhe Dukagjini edhe më tutje nuk e ka të garantuar qëndrimin në ligën kryesore të futbollit kosovar.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 15:00.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026