​Voton Agim Ademi, tregon çfarë pret nga këto zgjedhje
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Voton Agim Ademi, tregon çfarë pret nga këto zgjedhje
ademi-voton-070626
07/06/2026 - 11:03
Linku u kopjua

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shfrytëzuar të drejtën e votës në zgjedhjet e sotme, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin zgjedhor.

Pas votimit, Ademi deklaroi se megjithëse ka angazhime pune gjatë ditës për shkak se Kosova luan ndeshje miqësore sonte me Andorran,, votimi mbetet obligimi kryesor i çdo qytetari. Ai shprehu besimin se këto zgjedhje do të sjellin siguri dhe stabilitet institucional në vend.

Sipas tij, një pushtet i konsoliduar institucional reflekton pozitivisht në jetën e përditshme të qytetarëve, duke ndikuar në zhvillimin e ekonomisë, sportit dhe fushave të tjera të rëndësishme për vendin.

“Në fakt, punë kemi sot, por është obligimi qendror, ose obligimi kryesor i çdo qytetari sot për të votuar. Mendoj që këto zgjedhje uroj dhe mendoj që do të sjellin siguri. E sigurisht që siguria e një pushteti institucional besoj që jep edhe të mirat e saj edhe në jetën e përditshme, në ekonomi, sport dhe në të gjitha aspektet”, theksoi Ademi.

KsovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026