Besa Famgas shpallet kampione e Kosovës për pionierët
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Besa Famgas shpallet kampione e Kosovës për pionierët
New Project - 2026-06-21T103554.178
21/06/2026 - 12:36
Linku u kopjua

Skuadra e Besa Famgas ka rrëmbyer titullin e kampionit të Kosovës në hendboll për grupmoshën e pionierëve (U16), pas përfundimit të turneut "Final8" të Ligës së Pionierëve.

Ndeshja finale, e zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, pati një mbyllje të parakohshme.

Dy minuta para përfundimit të takimit, derisa Besa Famgas po udhëhiqte me rezultat bindës 33:27, trajneri i skuadrës së Vëllaznimit vendosi ta tërheqë ekipin e tij nga fusha. Si rrjedhojë, fitorja dhe titulli i kampionit i takuan zyrtarisht skuadrës pejane.

Kupën për kapitenin e Besa Famgas e ndau nënpresidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), Xhavit Morina.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026