Deri tani, në ndeshjet e grupeve të Kupës së Botës, nuk ka pasur shumë rrezik që ekipet të eleminohen.
Përjashtim mund të bëjë Koreja e Jugut, e cila u befasua dje nga humbja 1-0 ndaj Afrikës së Jugut, rezultat që i siguroi afrikanëve kualifikimin historik, për herë të parë në fazën me eliminim direkt, shkruan BBC.
Në formatin e Kupës së Botës 2022, ku vetëm dy skuadrat e para të çdo grupi, kalonin më tej, një humbje e tillë do ta kishte eliminuar tashmë Korenë e Jugut.
Pranimi i ekipeve të vendit të tretë, është një element i domosdoshëm i formatit të ri, pasi FIFA duhet të sigurojë 32 skuadra në fazën me eliminim direkt.Dy ndeshje të kësaj jave pritet të jenë testi më i madh i këtij formati.
A mund të kënaqen ekipet me një barazim?
Me shtimin e 16 skuadrave të tjera, FIFA u detyrua të gjejë një mënyrë, për të krijuar një fazë finale të balancuar.
Por, ky plan kishte një problem të madh: skuadrat që luanin ndeshjen e fundit do të ishin në dijeni, saktësisht se çfarë rezultati u nevojitej për të kaluar më tej.
FIFA e kishte përjetuar diçka të tillë në Kupën e Botës 1982.
Një fitore minimale e gjermanëve do t’i kualifikonte të dyja skuadrat dhe do të eliminonte Algjerinë. Ndeshja përfundoi 1-0 për Gjermaninë Perëndimore dhe Algjeria mbeti jashtë.
Pas atij skandali, FIFA vendosi që ndeshjet e fundit të grupeve, të zhvilloheshin në të njëjtën kohë.
Fundi dramatik i fazës së grupeve në Katar 2022 e bindi FIFA-n të ruante grupet me katër skuadra edhe në formatin e ri.
Problemi shihet qartë në dy ndeshje të kësaj jave:
Australi – Paraguai në Grupin D
Katër pikë pothuajse me siguri do të mjaftojnë për t’u renditur mes vendeve të treta që kualifikohen. Kjo krijon mundësinë që të dy ekipet të kënaqen me një barazim.
Sa më vonë të luhet një ndeshje, aq më shumë informacion kanë skuadrat për rezultatet e grupeve të tjera dhe për atë që u nevojitet për t’u kualifikuar.
Në rastin e Austrisë dhe Algjerisë, që luajnë ndër grupet e fundit, të dyja skuadrat do ta dinë saktësisht se çfarë rezultati u duhet.
Jo vetëm kualifikimi, por edhe zgjedhja e kundërshtarit
Një tjetër problem është se, skuadrat mund të përpiqen të përfundojnë në një pozicion të caktuar, për të pasur një rrugë më të lehtë, në fazën tjetër.
Në Kupën e Botës 2026 situata mund të bëhet edhe më e ndërlikuar.
Kundërshtarët në fazën me eliminim direkt varen nga grupet që sigurojnë skuadrat e renditura në vendin e tretë.Por skuadra që mbyll Grupin J në vendin e tretë, mund të përballet me fituesin e Grupit L ose me fituesin e Grupit B, që mund të jetë një kundërshtar më i favorshëm.
Kjo do të thotë se, Austria ose Algjeria mund të arrijnë në përfundimin se, vendi i tretë është më i leverdishëm se vendi i dytë.
Rregullorja e FIFA-s parashikon që, nëse një ndeshje ndërpritet për shkak të stuhive apo rrufeve, ndeshja tjetër e grupit nuk do të ndalet.
Nëse ndeshjet Australi–Paraguai apo Austri–Algjeri përfundojnë në barazim, me shumë gjasa do të lindin pyetje mbi drejtësinë dhe integritetin e formatit të ri.
Megjithatë, ky është një format i zgjedhur nga FIFA. Kupa e Botës nuk kishte nevojë të zgjerohej në 48 skuadra, por kjo ishte pjesë e programit me të cilin Gianni Infantino u zgjodh president i FIFA-s, në vitin 2016.