Ndeshje e rëndësishme për kualifikime, Bullgaria pret Kosovën në Sofje
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ndeshje e rëndësishme për kualifikime, Bullgaria pret Kosovën në Sofje
kombetarja e kosoves
14/04/2026 - 10:22
Linku u kopjua

Në konkurrencën e vajzave Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Kombëtaren e Bullgarisë, në kuadër të Grupit 2 të Ligës C për kualifikimet e Kupës së Botës 2027, në një ndeshje që pritet të jetë vendimtare për ecurinë e të dyja skuadrave.

Vajzat e Kosovës synojnë të marrin një rezultat pozitiv në transferë, ndërsa Bullgaria kërkon të shfrytëzojë avantazhin e fushës vendase për të siguruar pikë të vlefshme. Kjo përballje vjen në një moment të rëndësishëm të kualifikimeve, ku çdo pikë mund të ndikojë drejtpërdrejt në renditjen përfundimtare.

Takimi do të zhvillohet më 14 prill 2026, me fillim nga ora 16:00, në stadiumin “Slavia” në Sofia.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026