Lyon mposhtet në shtëpi nga Monaco në Ligue 1
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Lyon mposhtet në shtëpi nga Monaco në Ligue 1
New Project (21)
22/03/2026 - 16:54
Linku u kopjua

Në një ndeshje dramatike të Ligue 1, Monaco ka arritur të rrëmbejë një fitore të madhe 1:2 si mysafir i Lyonit.

Ndeshja nisi më mirë për miqtë, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 28-të me anë të Balogun. Lyoni reagoi në pjesën e dytë duke barazuar shifrat me Tolisso në minutën e 64-të, rezultat që dukej se do të ishte përfundimtari.

Megjithatë, kur pritej fundi, Golovin heshti stadiumin në minutën e 90-të, duke i dhënë tri pikë jetike Monacos. , Lyoni pati më shumë nga loja dhe raste të shumta, por mungesa e efikasitetit i kushtoi me humbje.

Me këtë rezultat, Monaco përforcon pozitën e saj të katërt në tabelë, ndërsa Lyoni mbetet në pozitën e gjashtë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026