Goli i McTominay stampohet në kartëmonedhën 20 paund të Skocisë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Goli i McTominay stampohet në kartëmonedhën 20 paund të Skocisë
New Project (81)
26/05/2026 - 16:17
Linku u kopjua

Ish-mesfushori i Manchester United, Scott McTominay, është nderuar në mënyrë të jashtëzakonshme nga Banka e Skocisë, e cila ka lançuar një kartëmonedhë speciale prej 20 paund me imazhin e golit të tij ikonik (overhead kick) kundër Danimarkës.

Ky gol i çmendur në "Hampden Park" kishte siguruar fitoren dramatike 4-2 dhe kualifikimin e parë të Skocisë në një Botëror që nga viti 1998, duke u kthyer menjëherë në një moment krenarie kombëtare.

Imazhi i këtij momenti historik në kartëmonedhën e edicionit limit u vlerësua si "jashtëzakonisht special" nga vetë futbollisti.

Përtej festës, ky projekt ka edhe një mision të rëndësishëm social, pasi të gjitha të ardhurat e mbledhura nga ky edicion do të dhurohen për Crisis, një organizatë bamirëse që lufton për të zhdukur dukurinë e të pastrehëve në vend.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026