UEFA cakton gjyqtarin e supersfidës Bayern – Real Madrid
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
UEFA cakton gjyqtarin e supersfidës Bayern – Real Madrid
Bayern vs Real Madrid
13/04/2026 - 12:49
Linku u kopjua

UEFA ka vendosur që gjyqtari slloven Slavko Vinčić të ndajë drejtësinë në ndeshjen e kthimit mes Bayern Munich dhe Real Madrid, e vlefshme për një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve për edicionin 2025/2026.

Takimi do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Allianz Arena”, aty ku pritet një përballje e fortë mes dy gjigantëve evropianë që synojnë vazhdimin e rrugëtimit drejt finales, derisa ndesja e parë në “Bernabeu” përfundoi me fitoren e skuadrës gjermane me rezultat 2-1.

Vinčić ka një histori të mëhershme me të dyja skuadrat. Ai ka gjykuar pesë ndeshje të Bayern Munich, ndërsa Real Madridin e ka arbitruar në katër raste të tjera, duke krijuar një precedent interesant para këtij dueli vendimtar.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026