Në Ditën e Kuvendit të Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi në fjalimin e tij hapës vuri në pah arritjet më të rëndësishme të sportit kosovar gjatë vitit 2025, duke e cilësuar atë si një vit të suksesshëm në arenën ndërkombëtare.
https://youtube.com/shorts/W9MKDrZQsXA
Ai theksoi edhe kontributin e federatave në sportet individuale, që sollën medalje në nivelet më të larta.
“Xhudo na solli medalje botërore e evropiane me Distrian dhe Laurën, ndërsa karate shënoi medalje botërore me Islam Selmanin" theksoi ai.
“Suksesi nuk mungoi as te ekipet. Kryefjala ishte Kombëtarja e Futbollit, që na bëri krenarë duke u kualifikuar për herë të parë në play-off të Kupës së Botës" u shpreh ai.
Këto deklarata u bënë në hapjen e fjalimit në Kuvendin e KOK-ut, duke reflektuar një vit me arritje të mëdha për sportin në Kosovë.