Të gjitha lajmet
Çështja e presidentit, Kurti: Njëherë konsultimet e brendshme, pastaj takimet me opozitën
Kryeministri Albin Kurti tha të hënën se do të dërgojë ftesa për liderët e partive opozitare për të diskutuar për postin e presidentit. Se çfarë kërkesash e ofertash do të ketë në këto takime, ai tha se duhet të pritet që të organizohen. Kështu deklaroi ai pas mbledhjes së qeverisë. “Unë nuk e kisha kohën e mjaftueshme që t’i bëjë konsultimet e brendshme për takimet e ardhshme, pa dyshim që do të bëjë ftesa për takime për kryetarët e partive opozitare në mënyrë që të shohim se cilat janë rrugët ashtu që të arrijmë numrin prej së paku 80 deputetëve, e po e ritheksoj unë nuk besoj që është mirë të jemi vetëm 80 apo 81 deputetë, duhet të jemi rreth 85, 84 deri në 86 që të jemi të sigurt në mënyrë që ta zgjedhim presidentin aty. Dhe për këtë do të bëjë edhe ftesa e do të zhvillojmë edhe takime por çfarë ofertash dhe kërkesash do të ketë në ato takime duhet të presim që të ndodhin ato takime”, deklaroi Kurti në konferencë për media.
Të gjitha lajmet
Total: 7,423
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026