Gazetaria online në vendin tonë ka ndikuar të ketë edhe lajme të rreme. Kështu lajmet e rreme kanë ndikim për marrjen e vendimeve jo të duhura tek gjeneratat e reja.
Nxënësit shqiptarë dhe ata të komunitetit boshnjakë, të klasës së 10-të, në Gjimnazin Natyrorë “Frank Bardhi” në Mitrovicë, gjatë trajnimit në kuadër të projektit “Edukimi mediatik kundër dezinformimit për komunitetet jo-shumicë në Kosovë”, e kanë vlerësuar se lajmet e rreme po ndikojnë negativisht në qenien e tyre, pasi që ata po bien pre këtyre lajmeve.Mehmeti, ka hasur edhe në spekulimet e përjashtimeve të lojtarëve nga Kombëtarja e Kosovës.
“Lajmet e rreme e kanë përfshirë të gjithë internetin. Ditët e sotme kemi mësuar si të ruhemi nga to, si mos t’iu besojmë të gjithave dhe si t’i dallojmë ato nga njëra tjetra... Gjenerata jonë është një gjeneratë shumë e ndjeshme, ndikojnë shumë sepse ato mund të keqinformojnë publiken apo audiencën dhe kjo ndikon në marrjen e vendime e të cilat nuk janë të duhurat për gjeneratën tonë... Në disa vendime ato ndikojnë për shkak se keqinformimi ndikon në mendimin kritik për një lajm apo diçka të cilën e kemi menduat më herët dhe ndryshon mendimi kritik për të... U bë largimi i përjashtimit të disa lojtarëve ka pasur spekulime të ndryshme pse janë larguar, prapë se prapë e vërteta dihet”, ka thënë Mehmeti.E njëjta, nuk ka hasur në lajme të rreme pasi që është tejet e kujdesshme në verifikimin e burimit të lajmeve.
“Ka qenë shumë i nevojshëm në ditët e sotme. Kam mësuar se si të mbrohemi nga lajmet e rreme dhe si t’i specifikojmë ato nëse janë të rreme apo të sakta... Lajmet e rreme janë një faktor shumë i përhapur si tek të rinjtë dhe në të gjithë botën. Këto lajme po ndikojnë shumë keq te ne të rinjtë, po biem pre e këtyre lajmeve dhe po ndikojnë negativisht në qenien tonë... Reduktohen duke i shikuar nëse janë të verifikuara apo jo, kështu është një i edukimit i vlefshëm. Fatmirësisht nuk jam hasur për shkak se i ka shijuar ato nga cilat mediume vijnë dhe a janë të verifikuara apo jo”, ka thënë Preteni.
Projekti “Edukimi mediatik kundër dezinformimit për komunitetet jo-shumicë në Kosovë”, mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.