Qarkullimi i videove nëpër rrjete sociale, ku shfaqen figura të njohura politike nga Kosova duke kërcyer belly dance, janë vetëm disa nga krijimet e AI, të cilat u servohen audiencës.
Janë të rinjtë ata të cilët konsiderohet se përdorin më shumë rrjetet sociale dhe se mundësia për t’iu shfaqur përmbajtje të tilla, vlerësohet të jetë më e madhe.Nxënësja e klasës XI nga ky gjimnaz, Erisa Tërnava përmendi disa nga përmbajtjet fake që i janë ekspozuar gjatë eksplorimit nëpër rrjete sociale.
Ajo tha se ka parë një video deep fake, ku shfaqet një vajzë duke kërcyer “belly dance”, porse në fytyrën e saj është vendosur imazhi i një nga figurave politike të Kosovës.“Nga rrjetet sociale që ne sot i përdorim tepër është Tik Toku. Në Tik Tok është duke u shfaqur një belly dancer që e kanë zëvendësuar me një fytyrë publike, me një politikan të Kosovës që kinse është duke kërcyer ai person, por që në fakt nuk është, është montazhë. Met Gala mbahet çdo vit dhe njëri prej personave që nuk ka mundur të jetë aty prezent është Katy Perry. E kanë marrë si fytyrë publike dhe përmes inteligjencës artificiale e kanë zëvendësuar fytyrën, ia kanë organizuar fustanin, ia kanë rregulluar atë veshje dhe i gjithë publiku, sepse e ka një famë goxha të madhe, të gjithë kanë menduar se ai person ka qenë i ftuar në Met Gala, porse në fakt nuk ka qenë fare. Ky trajnim për mua është shumë i rëndësishëm”, tha Tërnava.
Po ashtu, edhe nxënësi Mal Klinaku potencon disa nga lajmet e pavërteta që ka lexuar kohëve të fundit.
Se informacione të rrejshme po u servohen shpesh lexuesve nga media të ndryshme, e thekson edhe nxënësja Saba Alija.
Përveç kësaj, Alija përmendi një tjetër përmbajtje të rrejshme, ku disa portale kishin shkruar se ka vdekur bashkëshortja e këngëtarit Shkëlzen Jetishi, porse ky informacion ishte demantuar nga vetë Jetishi.
“Në media shpesh lexoj lajme të pavërteta dhe të rrejshme. Një ndër lajmet e pavërteta që e kam lexuar kohët e fundit ka qenë se ka ndodhur disa shpërthime në veri të Mitrovicës ku kanë mbetur të vdekur disa persona. Mirëpo, më pas është vërtetuar se është lajm i pa vërtetë. Një ndër lajmet tjetër që e kam lexuar ka qenë se bashkëshortja e Shkëlzen Jetishit, ku thuhet se ka vdekur, por vetë këngëtari ka reaguar me foto ku tregon që bashkëshortja është gjallë dhe është lajm i pavërtetë”, u shpreh Alija.
Ai potencoi se mbajtja e trajnimeve për edukimin mediatik, që për qëllim kryesor kanë të edukojnë të rinjtë të dallojnë përmbajtjet e vërteta nga ato të rreme, janë të domosdoshme.
Avdiu tha se nxënësit e kësaj shkolle, do të përfitojnë nga ky trajnim duke marrë informacione rreth lajmeve të rreme, në mënyrë që mos të bien pre e tyre.
Nxënësit pjesëmarrës në këtë trajnim shprehën nevojën për mbajtjen e këtij trajnimi, për çka thanë se kanë marrë informacione të dobishme lidhur me trendin e lajmeve të pa vërteta. Ata thanë se pas këtij trajnimi, do të kenë më shumë mendim kritik sa i përket informacioneve që lexojnë çdo ditë nëpër media. Projekti “Edukimi mediatik kundër dezinformimit për komunitetet jo-shumicë në Kosovë”, mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. /Z.Zeneli/