Bordi i Paqes e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të dërguar një kontingjent të forcës të sigurisë në Gaza, raporton KosovaPress.
"Bordi i Paqes mirëpret angazhimin e fortë të Qeverisë së Kosovës për të çuar përpara paqen dhe rindërtimin në Gaza", thotë njoftimi i bordit në X.
Kosovo is sending a KSF contingent to an international stabilization mission in Gaza. Defense Minister @EjupMaqedonci emphasizes focus on security, civilian protection, and humanitarian support, highlighting Kosovo’s growing role in international peace and security. pic.twitter.com/JHkRTV4nae— RTK - Radio and Television of Kosovo (@rtklivecom) March 30, 2026
Kujtojmë se ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se misioni nënvizon “rolin e Kosovës në paqe dhe siguri ndërkombëtare”, duke pasur “fokus në siguri, mbrojtjen e civilëve dhe mbështetjen humanitare”.