Lajmet e pavërteta po shkaktojnë ankth tek të rinjtë
Edukimi Medial
Lexohet për: 5 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Pasojat dhe ndikimi i lajmeve të pavërteta në rrjetet sociale, tek të rinjtë  mund të jenë shumë më të këqija ngase mendojnë njerëzit. Ato po ndikojnë negativisht duke u shprehur tek nxënësit si frikë, zhgënjim dhe ankth.

Kështu u tha në trajnimin e “Edukimit Medial kundër dezinformimit për komunitetet jo-shumicë në Kosovë”.

Sipas nxënësve të shkollës “Ruzhdi Berisha” në Komunën e Dragashit, lajmet e pavërteta janë të rrezikshme deri në atë pikë ku disa njerëz mund të bëjnë gjërat që janë thënë.

17-vjeçarja nga komuniteti boshnjakë, Lifa Seferi ka thënë për KosovaPress-in se njerëzit po ndikohen lehtë nga lajmet e pavërteta, të cilat po sjellin një rrezik të madh.

“Ky trajnim ishte i rëndësishëm për mua sepse më solli shumë faktorë për gjërat në mediat sociale që mund të mos i dija më parë. Lajmet e rreme në mediat tona sociale mund të jenë të rrezikshme sepse aty ku jetojmë njerëzit ndikohen lehtësisht, më lehtë se njerëzit e tjerë, kështu që mund t'i ndikojë vërtet keq. E rrezikshme deri në pikën ku disa njerëz mund të bëjnë gjërat që u thanë, edhe pse janë të rreme. Epo, pashë një lajm para disa ditësh që ishte një hotel ku erdhën disa turistë dhe e kërkova”, ka thënë ajo.

Ndërsa, nxënësi tjetër i kësaj shkolle, Daniell Koska ka shtuar se lajmet e rreme shfaqin rrezikshmëri edhe tek të moshuarit pasi që ata besojnë shumë gjëra dhe nuk janë aq të shkathët sa të kërkojnë në internet për të parë se a janë të vërteta apo të rreme.

Koska ka shtuar se në kohën e COVID-19 ka pasur shumë lajme të rreme në Komunën e Dragashit rreth numrit të infektimeve.

“Nga trajnimi kemi mësuar për lajme të rreme dhe të vërteta, kemi mësuar se lajmet e rreme janë shumë të rrezikshme dhe se duhet të dallojmë se cilat janë të rrezikshme dhe cilat janë të vërteta.Ky trajnim është shumë i rëndësishëm për mua në mënyrë që të di të dalloj lajmet e vërteta nga ato të rreme dhe të njoh inteligjencën, inteligjencën artificiale në lajmet e rreme. Për lajmet e rreme, mendoj se janë shumë të rrezikshme, veçanërisht sepse përhapin lajme të rreme tek të moshuarit, sepse ata mund të besojnë shumë gjëra, nuk janë aq të shkathët sa të kërkojnë në internet disa nga këto gjëra për të parë nëse janë të vërteta apo të rreme. E di që ka shumë lajme të rreme dhe kam parë në vitet e mëparshme në COVID-19 kur transmetonin lajme të rreme, sa janë të infektuar. Ishin janë lajme të rreme edhe në Dragash, por tani shpresoj të mos ketë më”, ka shtuar Koska.

E në fund, koordinatori i mësimit në gjuhën boshnjake në gjimnazin “Ruzhdi Berisha”, Hajret Isufi është shprehur se rrjetet sociale duhet të kontrollohen, sepse nuk dihet se kush do të abuzojë në to, për të dalluar të vërtetën nga e pavërteta.

Sipas tij, janë shumë të rrezikshme për moshën e tyre pasi që nxënësit kanë frikë nga cilido lajm i rremë.

“Ky trajnim ishte shumë i rëndësishëm sepse vetë nxënësit hasin në dezinformata të ndryshme në media dhe që të jenë pak më shumë të informuar dhe kjo vazhdon në të ardhmen për atë arsye që të mos keqpërdoren, që dikush tjetër të mos i keqpërdor me media. Ata duhet të dinë më shumë, është normale Facebook, Instagram dhe faqet që shfaqen dhe ato duhet të kontrollohen dhe nuk e dinë se kush do ta abuzojë, për të dalluar të vërtetën nga e pavërteta, po, janë shumë të rrezikshme sidomos për moshën e tyre, pasi që nxënësit, kanë shumë frikë nga cilido lajm i rremë, për ta është një temë shumë e ndjeshme dhe pasojat mund të jenë shumë më të këqija nga sa mendojnë njerëzit. Negativisht, lajmet e rreme ndikojnë negativisht dhe kushdo që do t'i takojë do të çoj në zhgënjim, frikë, ankth. Tek nxënësit kryesisht vjen zhgënjimi dhe si të them më së shpeshti në ankth. Ka shumë, tani nuk do të doja t'i rendisja ato lajme të rreme, por ka jo pak, politike dhe tjera”, është shprehur Isufi.

Projekti “Edukimi mediatik kundër dezinformimit për komunitetet jo-shumicë në Kosovë”, mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë./A.Shala/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024