Të shtëna me armë në Prishtinë, një person plagoset dhe dërgohet në QKUK
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Të shtëna me armë në Prishtinë, një person plagoset dhe dërgohet në QKUK
Policia e Kosoves - logo - ilustrim
17/06/2026 - 10:01
Linku u kopjua

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën mbrëmjen e së martës në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, persona ende të paidentifikuar kanë shtënë në drejtim të veturës së viktimës, duke e goditur atë me armë zjarri.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar shtatë gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e një të dyshuari, ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, një karikator dhe 13 fishekë.

Rasti po hetohet, bëhet e ditur nga organi i rendit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026