Është inauguruar murali "Çast" i cili nderon viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky mural u organizua nga fondacioni "Jahjaga" në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, raporton KosovaPress.
Kryetarja e këtij fondacioni, Atifete Jahjaga tha se ky mural ka një rëndësi të veqantë, sepse është një akt i dinjitetit dhe kujtesës.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se ky mural do të shërbej si kujtesë kolektive për periudhën e luftës.
"Ky mural këtu, është i vendosur në zemër të Prishtinës, është një akt i kujtesës dhe i respektit për të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Murali është nderim për çdo grua dhe burrë që mbijetoi këtë krim të tmerrshëm të luftës. E përgëzoj edhe një herë Presidenten Jahjaga për këtë iniciativë, për të cilën jam shumë i lumtur që ne si kryeqytet kemi pasur mundësi që sado pak ta mbështesim dhe t'i japim hapësirë kësaj pjese të historisë sonë të përbashkët. Ky mural do të mbetet këtu për gjithmonë, që për secilin që kalon, pra ka me pasur një kujtesë shoqërore, një kujtesë kolektive nëpër të cilën ne si shoqëri kemi kaluar, e tregon që sakrifica e këtyre të mbijetuarve të dhunës seksuale është vetë themeli i paqes, i lirisë e i demokracisë që ne sot e gëzojmë si qytetarë të kryeqytetit e të gjithë Kosovës. Prandaj urime Prishtinë, faleminderit shumë Presidente Jahjaga për këtë iniciativë të mrekullueshme. E paçim këtu si një kujtim të mendësisë tonë kolektive e të mos e harrojmë kurrë", tha Rama."Të mbijetuarat sot kanë të drejtat e tyre që i takon si shtet, i ka dhënë i ka ofruar shteti, por ajo që ju mungon është drejtësia. E këtu dua me falënderuar Vasfien, që ishte zëri që doli publik. Vasfia sot e kësaj dite vazhdon me kërkuar drejtësi. Faleminderit të gjithëve edhe një herë", tha Rugova.
Murali "Çast", është vendosur te Kinemaja ABC në Prishtinë.
