Zulfaj: Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e afro 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Zulfaj: Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e afro 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së
721666019_1010480158234199_8443304003989111203_n
17/06/2026 - 11:21
Linku u kopjua

Bllokada në Kuvendin e Kosovës vonon zbatimin e reformave duke rrezikuar humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së. Kështu u tha në takimin e parë të Komitetit Monitorues BE–Kosovë për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, ku u diskutua për zbatimin e Agjendës së Reformave dhe progresin e deritanishëm në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, raporton KosovaPress.

Koordinatori Kombëtar i Kosovës për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, Jeton Zulfaj, tha se Kosova ishte ndër vendet e para të rajonit që përfundoi me sukses negociatat me Bashkimin Evropian për reformat e Planit të Rritjes gjatë verës së vitit 2024.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës miratoi Agjendën e Reformave pa vonesa më 9 tetor 2024, mirëpo procesi u ngadalësua më pas për shkak të vonesave në ratifikimin e marrëveshjes.

“Kosova ishte ndër vendet e para të rajonit që përmbylli me sukses negociatat me Bashkimin Evropian për reformat e Planit të Rritjes gjatë verës së vitit 2024. Më pas, Qeveria miratoi Agjendën e Reformave pa vonesa, më 9 tetor 2024. Ndërkohë, pati vonesa në ratifikimin e marrëveshjes. Fillimisht, ato u shkaktuan nga zgjedhjet e rregullta të shkurtit 2025, pasi draft-marrëveshja për huanë u finalizua në mars të po atij viti. Më pas, bllokada në Kuvend e vonoi ratifikimin e saj, duke shtyrë zbatimin e reformave dhe rrjedhimisht edhe mbajtjen e këtij takimi, i cili do të duhej të ishte zhvilluar më herët”, tha Zulfaj.

Ai foli edhe për rrezikun konkret që vjen nga bllokada e Kuvendit.

“Vonesat nga viti i kaluar në Kuvend, siç e thashë edhe në fillim, kanë vonuar ratifikimin e marrëveshjeve si dhe zbatimin e reformave. Fatkeqësisht bllokada në Kuvend vazhdon këtë vit duke vonuar tutje reformat e nevojshme që kryesisht janë ligje që duhet kaluar në Kuvend. Si pasojë e kësaj bllokade në fund të këtij muaji në qershor tashmë mund të rrezikohen 9 hapa në shumë prej afër 60 milionë euro nga Plani i Rritjes”, theksoi ai.

E,  Jiri Plecity, udhëheqës i Njësisën në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore nga Komisioni Evropian tha se reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit mbeten prioritete kyçe.

“Së pari, zhvillimi i shpejtë në reforma të drejtësisë është thelbësor. Si dhe, forcimi i të drejtave themelore dhe përmirësimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ngjashëm, adoptimi i një ligji të ri mbi energjinë dhe elektricitetin, bashkë me një ligj mbi rregullatorin e energjisë mbeten prioritet kritik  me periudha kalimtare që skadojnë tashmë në qershor dhe dhjetor 2026, por ato janë gjithashtu çelësi për forcimin e sigurisë energjetike të Kosovës  Mundësitë e mira që mund të kapen nga shtylla 1 dhe 2 e Planit të Rritjes janë Zona e Vetme Evropiane e Pagesave ose zhvillimet e fundit në për zgjatjen e sistemit “Roam like at Home” në Kosovë. Dhe të mos harrojmë, të gjitha mundësitë në kontekstin e tregut rajonal”, u shpreh Plecity.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026