​Franca e nis me fitore, Mbappe shkëlqen me dy gola
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Franca e nis me fitore, Mbappe shkëlqen me dy gola
kylian mbappe france
17/06/2026 - 10:23
Linku u kopjua

Kombëtarja e Francës e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Senegalin me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të Grupit I.  

Ylli i skuadrës, Kylian Mbappe, ishte protagonisti kryesor i takimit, duke realizuar dy gola dhe duke udhëhequr “gjelat” drejt tri pikëve të para. 

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me Senegalin që u shfaq më i rrezikshëm në disa momente. Megjithatë, në pjesën e dytë Franca ndryshoi ritmin e lojës. Mbappe hapi rezultatin, ndërsa më pas Barcola shënoi golin e dytë. Senegal arriti të ngushtojë diferencën në fund, por Mbappe vulosi gjithçka me golin e tij të dytë. 

Franca ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë më 22 qershor, ku do të përballet me Irakun në stadiumin “Philadelphia”, nga ora 23:00.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026