Tentimvrasje në Prishtinë, i dyshuari në arrati
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tentimvrasje në Prishtinë, i dyshuari në arrati
Policia e Kosoves - automjeti - arkiv - ilustrim
17/06/2026 - 10:11
Linku u kopjua

Policia e Kosovës po heton një rast të tentimvrasjes që ka ndodhur në orët e para të së martës në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar se një person ka shtënë një herë me armë zjarri në drejtim të tij.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë.

Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

I dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë, transmeton KosovaPress.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026