Rezervuari i ujit, 87 vjet i vjetër, largohet nga Kalaja e Prizrenit
Turizem
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Rezervuari i ujit, 87 vjet i vjetër, largohet nga Kalaja e Prizrenit
kalaja prizrenit nenshkrimi
21/05/2026 - 15:39
Linku u kopjua

Një rezervuar uji, që ishte vendosur brenda Kalasë së Prizrenit, qysh në vitin 1939, do të zhvendoset nga këtu, së shpejti.

Për këtë u nënshkrua një marrëveshje tripalëshe ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Ministrisë së Ekonomisë dhe KRU “Hidroregjioni Jugor”.

Të njëjtat do të jenë edhe bashkëfinancuese të projektit “Dislokimi i rezervuarit të Kalasë së Prizrenit”, i cili sipas një njoftimit të ministrisë së Kulturës, synon mbrojtjen dhe ruajtjen afatgjate të një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Rezervuari ekzistues, i cili ndodhet brenda hapësirës së Kalasë që nga viti 1939, sipas institucioneve ka shkaktuar rrjedhje të vazhdueshme të ujit ndër vite, duke dëmtuar strukturat e monumentit dhe duke rrezikuar sigurinë e vizitorëve.

“Përmes këtij intervenimi të domosdoshëm, institucionet po ndërmarrin një hap të rëndësishëm në mbrojtjen, konservimin dhe valorizimin e Kalasë së Prizrenit, si një nga asetet më të çmuara historike, kulturore dhe turistike të vendit”, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPress.

Vlera totale e investimit në këtë projekt do të jetë 450 mijë euro. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026