Raketat iraniane shtyjnë nisjen e sezonit të plazheve në Izrael
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Raketat iraniane shtyjnë nisjen e sezonit të plazheve në Izrael
Ultra-Orthodox vacationers enjoy the Bein Hazmanim vacation
25/03/2026 - 09:38
Linku u kopjua

Nga sot, plazhet në Izrael do të duhej të ishin të hapura për sezonin pranverë/verë.
Por, ato, nuk do të mund të shfrytëzohen, pos në mënyrë “klandestine”.

Kjo për faktin se shteti ka vendosur që 160 plazhet e lejuara gjithandej vendit, të mbeten të mbyllura, për shkak të luftës me Iranin.

“Ministria e Brendshme e Izraelit ka vendosur që, në përputhje me udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm të IDF-së (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit), plazhet e vendit do të mbeten të mbyllura në këtë faze”, thuhet në një shkrim të agjencisë së lajmeve tps-il, përcjellë KosovaPress. “Sezoni zyrtar pranverë/verë i plazheve në Izrael ishte parashikuar të hapej sot, të mërkurën, më 25 mars 2026. Megjithatë, sipas udhëzimeve të Komandës së Frontit të Brendshëm, plazhet do të mbeten të mbyllura për publikun deri në një njoftim të dytë dhe deri në lehtësimin e masave”.

Irani ka intensifikuar sulmet me raketa në Izrael, ditëve të fundit, duke targetuar edhe caqe që nuk janë vetëm ushtarake dhe të sigurisë. Kjo si hakmarrje për bombardimet që shteti hebre, nisi, më 28 shkurt, bashkë me SHBA-në kundër Republikës Islamike.

Megjithatë, në kuadër të përgatitjeve për hapjen e plazheve, Ministria e Brendshme, siç raportojnë mediet, ka përfunduar përgatitjet e plota për nisjen e sezonit të larjes në 160 stacione rojesh bregdetare në mbarë vendin, përfshirë 16 atë që është kualifikuar si larje e ndarë: 106 stacione në Detin Mesdhe, 34 në Liqenin e Galilesë, 16 në Detin e Vdekur dhe 4 në Detin e Kuq. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026