Muaji prill, rekord pozitiv për turizmin në Shqipëri
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Muaji prill, rekord pozitiv për turizmin në Shqipëri
deti
09/05/2026 - 19:25
Linku u kopjua

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se muaji prill i këtij viti ka regjistruar një performancë të re pozitive për sektorin e turizmit në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara në rrjetin social në Facebook, nga kreu i qeverisë, vendi ynë është vizituar nga 891.414 turistë të huaj, duke shënuar një rritje prej +8.8% krahasuar me prillin e vitit 2025.

“Prilli 2026 shënoi një tjetër rekord pozitiv për turizmin shqiptar, me 891,414 vizitorë të huaj, një rritje prej +8.8% krahasuar me prillin 2025.

Nga Danimarka, Italia, Polonia, Franca, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar e deri te SHBA-ja, gjithnjë e më shumë turistë po zgjedhin Shqipërinë për natyrën, kulturën, bregdetin dhe mikpritjen autentike”, shkruan kryeministri Rama.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026