Gjatë vitit 2026, Green Coast hyn në një moment kyç të zhvillimit të tij, me nisjen e dorëzimeve të para të njësive të fazës së dytë. Ky hap shënon jo vetëm një tjetër arritje në zhvillimin e projektit, por edhe konsolidimin e mëtejshëm të një destinacioni unik që ka prezantuar një model të ri të turizmit të integruar, me gamën më të larmishme të shërbimeve.

Ky është një evolucion i natyrshëm i një projekti të ndërtuar mbi rezultate konkrete. Që nga faza e parë, e përfunduar dhe e banueshme prej vitit 2019, Green Coast ka paraqitur një histori të qartë suksesi. Projekti ka sjellë një koncept të ri jetese dhe pushimi, duke krijuar një komunitet aktiv gjatë gjithë vitit dhe duke zgjatur ndjeshëm sezonin turistik në Rivierën Shqiptare. Paralelisht, ka dëshmuar një rritje të konsiderueshme të vlerës së pronës, nga momenti i nisjes së ndërtimit e deri më sot, duke u pozicionuar si një nga investimet më të qëndrueshme në tregun real estate në Shqipëri dhe duke u zgjeruar vazhdimisht në faza të mëtejshme.

Faza e dytë do të vijojë të sjellë hapësira të reja argëtimi dhe ndërveprimi, duke forcuar më tej identitetin e Green Coast si një destinacion ultra-modern mesdhetar, siç është Sheshi Qendror, me bare, restorante e shërbime të ndryshme dhe Mediterranean Retreat, një hapësirë e dedikuar relaksit dhe mirëqenies.
