Prej dekadash, liqeni i Badocit është një Kosovë në miniaturë.
Nëpër brigjet e këtij masivi ujor, shihen peshkatarë nga komunitetet të ndryshme që e gjejnë qetësinë dhe bashkëpunimin mes vete.
Ndër më të moccmit në këtë zonë është 68-vjeçari Mile Mikiq nga Graçanica që vjen rregullisht në liqenin e Badocit për t’iu përkushtuar hobit të tij. Ai tregon se në liqen peshkojnë bashkë me shqiptarë dhe pjesëtarë të komuniteteve të tjera, ndërsa atmosfera mes tyre është miqësore.
“Peshkojmë rregullisht, shoqërohemi me shqiptarët. Ky është sport për të gjithë ne, të gjithë peshkojmë këtu. Unë i respektoj rregullat e peshkimit; nëse zë krap që është i ndaluar, e lëshoj në ujë dhe kështu me radhë.... Po, peshkojmë dhe shoqërohemi. Edhe përmes peshkimit, por edhe përmes ushqimit që marrim me vete, hamë së bashku dhe kështu me radhë.... Korrekt. Ky është sport për të gjithë ne, korrekt. Shoqërohemi maksimalisht, jemi të respektuar edhe ne nga ana e tyre, edhe ne i respektojmë maksimalisht ata..... Po, po. Vijnë ata nëse nuk kanë marrë ushqim të mirë për peshqit, ne u japim atyre, pastaj ata na japin neve. Ndërrojmë krimbat e kështu”, ka deklaruar Mikiq.
Për Shpejtim Bajramin nga fshati Tradevë i Lipjanit, fundjava pranë liqenit të Badocit është momenti kur largohet nga lodhja dhe stresi i gjithë javës.
“ Është një sport që i bashkon të gjithë edhe të gjithë kanë qejf të vijnë këtu dhe me qenë bashkë me zënë (peshk) e kur e shohim njëri-tjetrin që është duke zënë (peshk) më shumë gëzohemi ne sesa ai aty. Mirë kalojmë nuk është keq perfekt është pastër sigurinë e kemi në rregull nuk kemi problem me askëndë vijmë në ora 04:00 rrimë deri në 22:00, 23:00, ,24:00 pa asnjë telashe”, thotë ai.
Sipas tij, ata flasin e bashkëpunojnë me të gjithë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike.
“Kemi komunikim me të gjitha dhe flasim me ta, i respektojmë, i ndihmojmë edhe ata na ndihmojnë neve jemi perfekt probleme nuk kemi kurrë gjatë peshkimit me ardhur dikush me na pengua ose em fol diçka me hedh diçka në ujë kurrë nuk ka ndodhur asnjëherë“...03’16Ky sport nuk ka dallim a je shqiptar, serb apo ashkali, çka do qoftë që je ky sport nuk ka dallim, theksoi Bajrami.
Për të, më shumë se sa relaksim, ky sport është një mënyrë që njerëzit i afron dhe i bën të kalojnë mirë dhe të krijojnë respekt e mirëkuptim me njëri-tjetrin.
“ Vijmë rregullisht problemi nuk kemi siguria është në nivel bashkëpunojmë me të gjitha komunitetet, shoqërohemi me ta...Peshkimi i bashkon njerëzit, në peshkim janë të gjithë të barabartë edhe kalojmë më së miri....Shkëmbejmë ushqimin për peshqi, ndonjë pjesë që na mungon diçka ndonjë tap të gjitha...Ky sport është relaksues dhe sport i mirë dhe i bashkon njerëzit”, deklaroi ai.
Ai thotë se pranë brigjeve të liqenit të Badocit të gjithë ndihen të barabartë, pasi të gjithë i bashkon i njëjti pasion, peshkimi.
Roja e liqenit të Badocit, Borivoj Stojanoviq thotë se puna e përbashkët me peshkatarët shqiptarë dhe komunitetet e tjera zhvillohet pa asnjë problem.
Për të, peshkimi është një aktivitet që i bashkon njerëzit dhe krijon një atmosferë bashkëjetese dhe respekti mes të gjithëve.