Nafta në Gjermani po i afrohet rekordit të të gjitha kohërave
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nafta në Gjermani po i afrohet rekordit të të gjitha kohërave
High fuel prices in Germany
Foto Arkiv
23/03/2026 - 09:34
Linku u kopjua

Çmimi i naftës në Gjermani i është afruar, të premten, rekordit të të gjitha kohërave, duke arritur në 2.291 euro për një litër.

Kjo ndodhi pas rritjes ekstreme prej 12 centëve brenda dy ditëve të mëhershme, si pasojë e përshkallëzimeve të situatës në Lindjen e Mesme.

Sipas të dhënave të shoqatës automobilistike ADAC, çmimi i së premtes ishte vetëm 3 cent më pak se niveli rekord i të gjitha kohërave, i shënuar katër vjet më parë, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Këtë ditë, një litër naftë ishte 54.5 cent më i shtrenjtë se një ditë para se SHBA dhe Izraeli të nisnin luftën kundër Iranit, që ndodhi më 28 shkurt 2026, ndërsa një litër benzinë ishte 30.8 cent më i shtrenjtë, raportoi DPA, përcjellë KosovaPress.

Rritja është nxitur nga çmimet më të larta të naftës së papërpunuar, të lidhura me luftën, megjithëse ka pasur edhe kritika ndaj kompanive të naftës për rritje jo proporcionale të çmimeve krahasuar me koston e naftës.

Autoritetet gjermane patën marrë një vendim, në javën e dytë të marsit, që të mos lejohet shtrenjtimi i naftës më shumë se një herë në ditë. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026