Rritet numri i vizitorëve, ja nga cilat shtete vijnë më së shumti turistët në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rritet numri i vizitorëve, ja nga cilat shtete vijnë më së shumti turistët në Kosovë
Foto Ilustruese
09/04/2026 - 13:42
Linku u kopjua
Numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës ka shënuar rritje në muajin shkurt 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), raporton KosovaPress.
Gjatë këtij muaji, në hotele janë regjistruar gjithsej 56 mijë e 644 vizitorë, prej të cilëve 24 mijë e 416 ishin vendorë, ndërsa 32 mijë e 228 vizitorë të huaj.
Në krahasim me shkurtin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 51 mijë e 795 vizitorë, numri i përgjithshëm i vizitorëve është rritur për 9.4 për qind.
Po ashtu, numri i net-qëndrimeve në hotele arriti në 112 mijë e 367. Prej tyre, 60 mijë e 513 net-qëndrime (53.8 për qind) janë realizuar nga vizitorët e jashtëm, ndërsa 51 mijë e 854 (46.1 për qind) nga vizitorët vendorë.