Rajoni
Mexhiti e Kasami takojnë Mickoskin, pak para protestës për gjuhën shqipe në Maqedoni të Veriut
Pak para protestës së studentëve shqiptarë në Shkup, liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami kanë takuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ku kanë diskutuar edhe për kërkesën e studentëve shqiptarë që provimi i jurispodencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Në njoftimin e qeverisë maqedonase, thuhet se institucionet në Shkup po punojnë për të gjetur një zgjidhje lidhur me kërkesat e studentëve shqiptarë. “U theksua se vetëm përmes një qasjeje të përbashkët, të mençur dhe dinjitoze mund të arrihen zgjidhje që sjellin përparim, besim të ndërsjellë dhe ecje të përbashkët drejt së ardhmes. Bashkëbiseduesit u pajtuan se arsimi dhe dijet përbëjnë themelin e çdo shteti modern dhe të suksesshëm. Prandaj, institucionet po punojnë aktivisht për gjetjen e zgjidhjeve që do të jenë plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për përdorimin e Gjuhëve, me qëllim të sigurimit të sigurisë juridike dhe funksionalitetit”, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPress. Studentët shqiptarë, sot me fillim nga ora 16:30, do të protestojnë për herë të dytë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
Më shumë nga Rajoni
Total: 197
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026