Shqipëri, hyrje falas në të gjitha muzetë e sitet kulturore për nder të ditës ndërkombëtare
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shqipëri, hyrje falas në të gjitha muzetë e sitet kulturore për nder të ditës ndërkombëtare
muzeu_shkollaepareshqipe_2
18/05/2026 - 09:32
Linku u kopjua

Në kuadër të ditës Ndërkombëtare të muzeve në mbarë botën, në Shqipëri do të ketë hyrje falas nëpër muze dhe objektet tjera kulturore.

Në Shqipëri, hyrje falas nëpër këto objekte kulturore do të ketë edhe më 21 maj, në Ditën Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, transmeton KosovaPress.

Në Shqipëri, përgjatë gjithë javës, në muze dhe site kulturore në mbarë vendin do të zhvillohen aktivitete që synojnë afrimin e publikut me historinë, identitetin dhe vlerat tona kulturore, duke e kthyer kulturën në një përvojë të hapur, gjithëpërfshirëse dhe frymëzuese për të gjithë, shkruan atsh.

Çdo vit, muzetë nga e gjithë bota janë të ftuar të marrin pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Muzeut për të promovuar rolin e muzeve në të gjithë botën, duke krijuar veprimtari unike, falas dhe argëtuese rreth një teme që diskutohet në mënyrë specifike për këtë ditë të veçantë.

Nga data 18 deri më 24 maj, muzetë, parqet arkeologjike dhe hapësirat e trashëgimisë kulturore në të gjithë Shqipërinë bëhen pjesë e Javës së Muzeve 2026, duke mirëpritur qytetarët dhe vizitorët në një program të pasur me aktivitete kulturore, ekspozita, guida, performanca artistike dhe eksperienca edukative.

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve ka themeluar këtë ditë në vitin 1977 për të rritur vetëdijen e publikut për rolin e muzeve në zhvillimin e shoqërisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026