Sejko thirrje bankave në Shqipëri: Financoni ndërmarrjet e vogla dhe sektorin e bujqësisë
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sejko thirrje bankave në Shqipëri: Financoni ndërmarrjet e vogla dhe sektorin e bujqësisë
13/05/2026 - 14:00
Linku u kopjua

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u ka bërë thirrje bankave komerciale që të shtojnë financimet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, veçanërisht në sektorin e bujqësisë, për t’i dhënë më shumë mbështetje ekonomisë.

Deklarata erdhi gjatë aktivitetit për nënshkrimin e partneritetit të ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare në kuadër të programit kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Guvernatori  theksoi se kreditimi për sektorin privat ka shënuar rritje në vitet e fundit dhe se kredia bankare mbetet burimi kryesor i financimit të ekonomisë, shkruan TCH, transmeton KosovaPress.

“Portofoli i kredisë për sektorin privat ka arritur në 720 miliardë lekë (7.2 miliardë euro). Kredia për sektorin privat është rritur me rreth 15% gjatë viteve të fundit”, tha Sejko.

Ai shtoi se zhvillimet tregojnë për një rritje të rolit të sistemit bankar në ekonomi dhe për përdorimin e instrumenteve moderne të pagesave, ndërsa kërkoi më shumë angazhim në financimin e sektorit bujqësor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026