Mickoski pret vendimin e UNESCO-s për trasenë Trebenishtë–Qafë Thanë në Korridorin 8
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mickoski pret vendimin e UNESCO-s për trasenë Trebenishtë–Qafë Thanë në Korridorin 8
Mickofcki
11/05/2026 - 22:31
Linku u kopjua

Ndërkohë kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, gjatë mbikëqyrjes së punimeve në Korridorin 8, tha se pritet mendimi i UNESCO-s për Strugën, përkatësisht trasenë Trebenishtë-Qafë-Thanë. Sipas tij, në rast të mendimit negativ do të gjendet zgjidhje e përshtatshme.

“Është pyetje që duhet të merret parasysh për atë që Unesco a do të pajtohet apo jo, por në fund, edhe nëse supozojmë se do të kemi vendim negativ, atëherë do të kërkojmë zgjidhje tjetër teknike ku si përgjithësi do të jetë e rrumbullakuar dhe nuk do të jetë asnjëherë ashtu siç e kanë e lënë ata që sot kritikojnë, derisa shtatë vite derisa ishin qeveri”. – Hristijan Mickoski – Kryeministër, transmeton Alsat.mk

Në mars, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni të Veriut kishte reaguar ashpër pas konfirmimit se është anuluar segmenti Trebenishtë–Qafë Thanë i Korridorit 8, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë.

Nga kjo parti thonë se çështjen e kishin ngritur publikisht para një muaji, por sipas tyre, reagimet e atëhershme nga institucionet ishin se bëhej fjalë për “shpifje”. Tani, sipas BDI-së, “e vërteta doli në shesh”, transmeton KosovaPress.

Korridori 8 konsiderohet një nga projektet strategjike për lidhjen lindje–perëndim në rajon, ndërsa anulimi i këtij segmenti pritet të ngjallë debat politik dhe institucional në vend, u pati thënë në reagimin e BDI-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026