Marrëveshja për emigrantët me Italinë, reagon Edi Rama
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Marrëveshja për emigrantët me Italinë, reagon Edi Rama
Edi Rama 12
12/05/2026 - 19:45
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për marrëveshjen me Italinë për refugjatët, duke u shprehur i prerë se pakti do të vazhdojë ‘për sa kohë vendi fqinj do të dojë’.

Ku reagim i Ramës vjen në përgjigje të raportimeve mediatike dhe interpretimit të një deklarate të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, të cilat kryeministri i cilëson si të shtrembëruara. Ai ka sqaruar se qëndrimi zyrtar i Shqipërisë mbetet i pandryshuar dhe marrëveshja me Italinë do të vazhdojë të jetë në fuqi dhe nuk është në diskutim për t’u ndërprerë në mënyrë të njëanshme, transmeton Euronews Albania.

“Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe më gjerë, që po kontaktojnë lidhur me një citim të pasaktë të raportuar nga një media pas një interviste me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë. Më lejoni ta ritheksoj qartë, dhe shpresoj përfundimisht, se protokolli ynë me Italinë do të vazhdojë të jetë në fuqi, për aq kohë sa Italia e dëshiron atë.”, është shprehur Rama, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes dy vendeve vijon normalisht dhe në respekt të marrëveshjes së nënshkruar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026