Komuna e Zetës e Malit të Zi ka miratuar të martën një deklaratë për çnjohje të shtetit të Kosovës. Nën ndikimin e narrativës serbe, asamblistët e kësaj komune, anuluan vendimin për njohjen e Kosovës në këtë territor, transmeton KosovaPress.
Këtë e ka bërë të ditur iniciatori i deklaratës, kreu i Partisë Demokratike Popullore, Milan Knezheviq.
"Zeta ka anuluar vendimin për njohjen e të ‘ashtuquajturës’ Kosovë. Hyrja në histori fillon me një hap të vogël dhe mbaron me një marshim përjetësie! Asnjë hap prapa!", shkroi ai në një postim në rrjetin X.
— Milan Knežević (@MilanKnezevic80) May 12, 2026Lajmi për votimin e kësaj deklarate u publikua ndërkohë edhe nga Radiotelevizioni i Malit të Zi, si dhe nga Vijesti me seli në Podgoricë.
Kujtojmë se të dielën në Podgoricë të Malit të Zi, naionalistë serbë e malazezë kanë protestuar me kërkesën e tyre për anulimin e vendimit për njohjen e Republikës të Kosovës.
Foto RTCG