Sot në Shkup protestojnë studentët shqiptarë, për mbrojtjen e gjuhës shqipe
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sot në Shkup protestojnë studentët shqiptarë, për mbrojtjen e gjuhës shqipe
Protesta Shkup
18/05/2026 - 07:57
Linku u kopjua

Studentë shqiptarë nga të gjitha trevat do të mblidhen sot në Shkup për të protestuar lidhur me mosrealizimin e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Sipas njoftimit të studentëve, protesta do të zhvillohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zëri”, orës 16:30 para Urës së Gurit në Shkup, me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.

Në këtë organizim do të marrin pjesë studentë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe vise të tjera shqiptare, të cilët kërkojnë që provimi të mbahet edhe në gjuhën shqipe, tarnsmeton KosovaPress.

Protesta do të zhvillohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një”, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe qytetare.

“Së bashku para Urës së Gurit për gjuhën tonë”, thuhet në njoftimin e studentëve, ku vihet në pah rëndësia e mbrojtjes së përdorimit të gjuhës shqipe në proceset profesionale dhe institucionale.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026