A do të përjashtohet Spiropali nga PS-ja, ja si përgjigjet Erion Braçe...
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
A do të përjashtohet Spiropali nga PS-ja, ja si përgjigjet Erion Braçe...
Edi Rama Spiropali
11/05/2026 - 22:01
Linku u kopjua

Deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri, Erion Braçe komentoi në një intervistë për Euronews Albania përplasjet brenda kampit rozë mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministres së Jashtme Elisa Spiropali.

Brace u shpreh se shqetësimet e ngritura nga Spiropalit lidhur me ministrokracinë apo drejtorokracinë brenda PS janë të vërteta dhe shqetësojnë shumë deputetë të PS.

I pyetur nëse Rama do ta përjashtojë Spiropalin nga grupi, Braçe u përgjigj se ky është një vendim që e merr partia dhe jo individi, shkruan Euronews Albania.

“Personalizimin e pushtetit e vuan edhe qeverisja, edhe ne si deputetë, ministrokracionë dhe drejtokracinë e vuajmë edhe ne si deputetë. Është pabarazi mes atyre që janë edhe deputetë, edhe ministra dhe kanë gjithë hierarkinë e shtetit me vete. Çfarë problemi ka të flasësh për këtë? Ndoshta është marrëdhënie personale mes të dyve, nëse zonja e pranon, por ne të gjithë jemi investim i PS, të gjithë jemi deficitare ndaj PS, ka dhënë më shumë PS ndaj nesh se ne. Unë po flas për debat brenda PS, këto nga jashtë nuk më duhen… Duhet t’i themi gjërat në sy për gjërat që nuk shkojnë dhe të kemi bonsensin t’i pranojmë, se nuk është sakrilegj të pranosh kritika për pushtetin… Përjashton partia, jo individët. Mendoj se PS nuk përjashton”, tha Braçe.

Edi Rama shkarkoi Spiropalin (në muajin shkurt) gjashtë muaj pas votimit të kabinetit “Rama 4” në Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026