Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka shënuar 5-vjetorin e themelimit të saj, ku përfaqësues institucionalë dhe ndërkombëtarë kanë vlerësuar punën dhe rolin e saj në forcimin e transparencës dhe mbrojtjes së të dhënave personale në Kosovë.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se një shtet demokratik e trajton transparencën dhe privatësinë si dy garanci të domosdoshme, ngase sipas saj, njëra e bën pushtetin të dukshëm e tjetra e mbron qytetarin nga ndërhyrja e tij.
E komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva, tha se ngritja e kapaciteteve ishte një nga objektivat që të realizohej, e që rezultoi me mijëra pjesëmarrës.
Kurse, drejtori i Agjencisë Kroate për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Zdravko Vukiq, tha se nga perspektiva e bordit të BE-së, e vlerësojnë përkushtimin e AIP-së në linjë me praktikat e BE-së.