Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë
Trump1234
25/06/2026 - 10:26
Linku u kopjua

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se presidenti Volodymyr Zelensky “po ia del mjaftë mirë”, duke iu referuar luftës Rusi-Ukrainë.

“Ai po reziston”, tha presidenti amerikan, duke iu referuar homologut të tij ukrainas në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, shkruan euronews, transmeton KosovaPress.

Javën e kaluar, në samitin e G7 në Evian të Francës, presidenti amerikan duket se mori një kthesë të papritur në favor të Kievit.

Republikani, i cili vazhdon të thotë se ka një marrëdhënie të mirë me homologun e tij rus Vladimir Putin, pati një diskutim të gjatë me presidentin ukrainas Zelensky dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

Ky i fundit e përshkroi G7-ën si një “sukses”, veçanërisht për “Ukrainën”, duke pretenduar se kishte një “ndryshim shumë themelor në qasje” nga homologu amerikan i Trump.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026